Aktualitet

Nga mashtrimi tek dhuna ndaj bashkëshortes, procedohen në gjendje të lirë tre persona në Fier

Mësohet se tre personat kanë kryer veprat penale si marrja e parave nëpërmjet mashtrimit, dhuna ndaj bashkëshortes dhe kanosja për motive të dobëta.

9 Maj 2024, 13:24 Nga S.B
Nga mashtrimi tek dhuna ndaj bashkëshortes, procedohen në gjendje
foto ilustruese

FIER- Procedohen tre persona në gjendje të lirë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se tre personat kanë kryer veprat penale si marrja e parave nëpërmjet mashtrimit, dhuna ndaj bashkëshortes dhe kanosja për motive të dobëta.

Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit.   

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.      

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 71 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur një 68-vjeçar, për motive të dobëta.     

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier vepra penle

Sondazh

Poll