Politike

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë Penale

Deputetët e PD-së së vulës, akuzojnë Manjën se ka liruar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. Sipas tyre kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi.

9 Maj 2024, 08:47 Nga r.ll
Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me ministrin e Drejtësisë
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend. Kjo seancë do të nisë me interpelancën e kërkuar nga një një pjesë e deputetëve të opozitës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, ku do të diskutohet Amnistia Penale.

Deputetët e PD-së së vulës, akuzojnë Manjën se ka liruar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. Sipas tyre kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro dhe nisi zbatimin më 24 prill. 

Ndërkohë në rend dite është gjithashtu edhe ratifikimi i tre marrëveshjeve. E para është marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.

Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””. Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

seance plenare 9 maj 2024 ulsi manja opozita amnistia penale

Sondazh

Poll