Politike

"Edi Rama, i pastrehë"/ Media greke: Vazhdojnë kërkimet për një vend për takimin e tij në Athinë

Sipas Protothema, një mundësi është salla “Melina Merkouri” që ka një kapacitet të vogël prej rreth 1000 personash, por kërkesa nga pala shqiptare është për një sallë me 4000-5000 vende.

9 Maj 2024, 10:07 Nga r.ll
"Edi Rama, i pastrehë"/ Media greke: Vazhdojnë kërkimet
edi rama

GREQI- Media greke "Protothema" ka shkruar për takimin e kryeministrit Edi Rama më 12 maj në Athinë me diasporën shqiptare, ku thuhet deri më tani nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për takimin e kryeministrit shqiptar.

“Edi Rama është ‘i pastrehë’ deri tani, pasi rezervimi i Stadiumit të Paqes dhe Miqësisë duket se nuk po ecën mirë për t’u grumbulluar aty. Kërkimi për një hapësirë kishte nisur me Teatrin e Krishtlindjes, por që u bllokua me kërkesë të kryebashkiakut”, shkruan Protothema.

Më tej thuhet se deri mëngjesin e sotëm, shqiptarët në Athinë nuk kishin bërë kërkesë zyrtare me shkrim për të rezervuar një hapësirë dhe të mblidhej bordi ta shqyrtonte. Sipas Protothema, një mundësi është salla “Melina Merkouri” që ka një kapacitet të vogël prej rreth 1000 personash, por kërkesa nga pala shqiptare është për një sallë me 4000-5000 vende.

“Pala shqiptare kërkoi verbalisht stadiumin e Olympiakos, por nuk e bënë kërkesën me shkrim”, shkruan Protothema.

Ditën e djeshme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vizita në Athinë e Ramës është e panevojshme, megjithatë shtoi se nuk mund ta pengojnë. Kryeministri reagoi pas deklaratës së homologut të tij grek, ku tha se vizita e tij në kryeqytetin grek nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë apo me zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi. Raama shprehej se vizita e tij ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin “Shqipëria 2030”.

Vizita e Ramës zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian. Beleri është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash vitin e kaluar.

edi rama

Sondazh

Poll