Politike

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hasani: Rezultat historik për shqiptarët, e ardhmja lëviz vetëm drejt Bashkimit Europian

Ministri thotë se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.

9 Maj 2024, 09:46 Nga M.B
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hasani: Rezultat historik për
Igli Hasani

TIRANA- Pas daljes së rezultateve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Me anë të një postimi në platformën "X", Hasani shkruan se përshëndet rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Ministri thotë se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. Ai shton se e ardhmja lëviz vetëm drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

Regimi i Hasanit:

Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll