Politike

Amnistia/ Manja: Vetëm 8 të dënuar përfituan, asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit

Sipas tij, ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik.

9 Maj 2024, 10:40 Nga r.ll
Amnistia/ Manja: Vetëm 8 të dënuar përfituan, asnjë
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, në kuadër të interpelancës së kërkuar nga opozita për përfituesit e ligjit të Amnistisë Penale.  Manja tha se zbatimi i ligjit është bërë pas asaj që u votua në Kuvend.

Sipas tij, ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik. Më tej, ministri tha se janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. 

ManjaKjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Nuk ka asgjë urgjente, është një ligj që u votua në Kuvend. Përmende dy agjenci mediash, por sot flasin institucionet se amnistia zbatohet nga institucionet. Mediat kanë misionin e tyre, por institucionet kanë peshën e zbatimit të ligjit. Pr.ligji dhe qëndrimi politik i qeverisë është pasqyruar në draftin dhe relacionin dhe drafti i depozituar në Kuvend, siç e do respekti ndaj ligjit dhe rregullores është konsultuar me të gjitha organet e drejtësisë. Amnistia është kompetencë e Kuvendit dhe jo KM, aq më pak e ministrit. Ministri mban përgjegjësi politike për draftin, por jo për ligjin që voton Kuvendi në sovranitet të plotë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë, për të mos amnistuar asnjë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar me ulje dënimi të dënuar nga GJKKO, për veprat penale shkelje e barazisë në tenderë, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës, që do i pasqyroj me emra, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. Ndryshimet janë diskutuar në komisione, edhe amendamenti i Bardhit ka marrë dakordësinë e ministrisë, janë bërë diskutimet në Komisione dhe 116 deputetë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, po kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve, kjo amnisti është e butë. Do duhej të ishte më e gjerë se çfarë ishte. Sot që flasim edhe pse është zbatuar, janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar.

ulsi manja seance plenare 9 maj 2024

Sondazh

Poll