Politike

Malltezi: Rama dhe anti-korrupsioni, dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin

Malltezi e pyetur në lidhje me thirrjen e kryeministrit Rama për një rezolutë anti-korrupsion, është shprehur ndër të tjera se Rama dhe anti-korrupsioni janë ty terma që nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin.

8 Maj 2024, 22:37 Nga B.Z
Malltezi: Rama dhe anti-korrupsioni, dy terma që nuk kanë asnjë
Rama, Malltezi

TIRANË - Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme mbi dosjen "Partizani", ndërsa është ndalur edhe tek zhvillimet e fundit politike në vend. E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Malltezi e pyetur në lidhje me thirrjen e kryeministrit Rama për një rezolutë anti-korrupsion, është shprehur ndër të tjera se Rama dhe anti-korrupsioni janë ty terma që nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin.

Pyetje: Si e patë thirrjen e kryeministrit Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion?

Argita Malltezi: Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur.

Pyetje: Ju jeni dakord për një ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë?

Argita Malltezi: Absolutisht që kjo nuk mund të bëhet me Edi Ramën, por po që reforma në drejtësi duhet transformuar plotësisht duhet bërë.

argita malltezi edi rama korrupsion

Sondazh

Poll