Bota

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Davkova: Përgjegjësi e madhe, nuk i binda qytetarët të më votojnë, vendosën vetë

Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi mbrëmjen e shkuar se mbështetja e madhe nga qytetarët në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e vendit nënkupton edhe përgjegjësi të madhe.

9 Maj 2024, 09:06 Nga M.B

 

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Davkova:
Gordana Siljanovska-Davkova

MAQEDONIA E VERIUT- Fituesja e zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi mbrëmjen e shkuar se mbështetja e madhe nga qytetarët në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e vendit nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. Ajo tha se nuk iu desh që t'i bind qytetarët ta votonin atë, por i la të lirë të vendosnin.

“Qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vetë të vendosin”, tha ajo.

gordana siljanovska-davkova

Sondazh

Poll