Bota

"Të fala Aliut në opozitë!" Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Pata thënë se jam doktor dhe në fund i jap unë ilaçet

Taravari shkruan se Gostivarin e humbi, por sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi.

9 Maj 2024, 08:26 Nga M.B

 

"Të fala Aliut në opozitë!" Zgjedhjet në
Arben Taravari

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook shprehet se këto janë momente të veçanta teksa i referohet rezultateve të marra nga zgjedhjet parlamentare. Taravari shkruan se Gostivarin e humbi, por sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI-në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shkruan Taravari.

Ndërsa në një tjetër postim, po në Facebook, Taravari ka shkruar me ironi: "Unë pata thënë se jam doktor dhe se në fund i jap unë ilaçet! 2 herë në ditë pas buke Të shkuara! NDRYSHIMI U KRY!"

E ndërsa në një postim tjetër Taravari ka ironizuar përsëri hapur kreun e BDI-së Ali Ahmetin, teksa ka thënë se ky i fundit tashmë është në opozitë.

 

arben taravari

Sondazh

Poll