Bota

Fitoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kreu i VMRO-DPMNE-së: Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

Ai u premtoi qytetarëve se nuk do t'i zhgënjejnë dhe se rezultatet e punës do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes.

9 Maj 2024, 08:45 Nga M.B
Fitoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kreu i VMRO-DPMNE-së:
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza. Lideri i opozitës maqedonase tha se është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë.

Ai u premtoi qytetarëve se nuk do t'i zhgënjejnë dhe se rezultatet e punës do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes.

“Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski.

hristijan mickoski

Sondazh

Poll