Bota

"Kam ndërgjegje të pastër", rikandidoi për president në RMV, Pendarovski pranon humbjen: Koncepti im nuk gjeti mbështetje te votuesit

Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër.

9 Maj 2024, 08:57 Nga M.B
"Kam ndërgjegje të pastër", rikandidoi për
Stevo Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar mbrëmjen e shkuar humbjen dhe i uroi punë të suksesshme pasues së tij në detyrë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër. Ai shtoi se koncepti i tij për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lëmë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti im për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje te votuesit, megjithatë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër”, tha Pendarovski.

stevo pendarovski

Sondazh

Poll