Sport

Keqardhja e Mou-t: "Ishte gabim që i thashë ‘Jo” Portugalisë, për të qëndruar te Roma"

Trajneri nga Setubal: “Dy finalet me ‘verdhekuqtë’ ishin më të vështirat në karrierën time”

8 Maj 2024, 19:19 Nga DOSJA
Keqardhja e Mou-t: "Ishte gabim që i thashë ‘Jo”

PORTUGALI - “Preferimi i Romës ndaj Portugalisë ishte një gabim”. Këto janë fjalët e Jose  Mourinhos, i cili është penduar që i tha ‘Jo’, në dy raste, rolit të trajnerit të kombëtares së vendit të tij.

"Më duhej të pranoja, - shpreh keqardhjen ‘Special One’.- Herën e dytë e lashë emocionin të mbizotëronte mbi arsyen dhe kështu zgjodha të vazhdoja në kryeqytetin italian. Ishte një gabim. 

Portugalia ka një nga ekipet më të mira në botë, është një grup i jashtëzakonshëm, jam i vetëdijshëm, por ndjeva një lidhje të madhe me Romën dhe me tifozët, prandaj thashë ‘Jo’. 

Referenca e ish-trajnerit të Interit ishte ‘Jo’ për propozimin e ardhur në fillim të janarit, pra pak para shkarkimit në favor të De Rossit. Më pas Federata Portugeze e Futbollit zgjodhi Roberto Martinez për të pasuar ish-trajnerin Fernando Santos.

Gjatë intervistës dhënë për  EA Sports, trajneri 61-vjeçar nga Setubal vlerësoi edhe një herë punën e bërë nga ai vetë në krye të Romës: “Dy finalet evropiane me ‘verdhekuqtë’  ishin më të vështirat e karrierës sime,- shtoi Mou.

Disa trajnerë janë më të zgjuar se unë dhe zgjedhin sfidat me kushtet më të mira për të qenë të suksesshëm. Mua, nga ana tjetër, më pëlqejnë sfidat, edhe nëse janë të padrejta ndaj meje, sepse nuk mund të pres të fitoj tituj nëse ekipi im nuk fiton”.  

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll