8 Maj 2024, 21:12
Nga E. D
James Cleverly
BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë kohëzgjatjen e vizave diplomatike, në përgjigje të asaj që sekretari i Brendshëm, James Cleverly, e cilësoi si “aktivitet malinj” të Moskës.
Britania është në mesin e disa shteteve evropiane që ndërmorën masa më 8 maj kundër Rusisë. Estonia thirri në bisedë kreun e Amnasadës ruse për të protestuar ndërhyrjen në sinjalin e GPS-it dhe Polonia tha se ishte shënjestuar nga një sulm kibernetik nga një grup i lidhur me Rusinë.
Javën e kaluar, shtetet e NATO-s thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” lidhur me sulmet e fundit që ata ia atribuuan Rusisë, që shënjestruan Republikën Çeke, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Britaninë, përfshirë edhe një rrjet spiunazhi, që hetuesit çek zbuluan se qëndronte prapa një media online.
Gjatë një adresimi para Parlamentit, Cleverly tha se Britania veçse “është një mjedis operativ jashtëzakonisht sfidues për shërbimet ruse të inteligjencës”, por masat “do të shërbejnë për të forcuar qëndrueshmërinë tonë ndaj kërcënimit rus”.
Britania ka vendosur disa runde sanksionesh ndaj kompanive dhe individëve rusë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës dhe Cleverly tha se Qeveria konservatore nuk do të tërhiqet nga mbështetja që i ofron Kievit.
“Ne do të dëbojmë atasheun rus të mbrojtjes, i cili është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake. Ne do të heqim statusin diplomatik nga disa ndërtesa të lidhura me rusët në Mbretërinë e Bashkuar... Do të vendosin kufizime të reja ndaj vizave diplomatike ruse, përfshirë shkurtimin e kohëzgjatjes të qëndrimit të diplomatëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia do të “kundërpërgjigjet” ndaj vendimit të Britanisë.
Ajo po ashtu akuzoi Gjermaninë se po përdor mite të pabaza për hakerët rusë për të përshkallëzuar tensionet, duke shtuar se vendimi i Berlinit më herët gjatë javës që të tërheqë ambasadorin e saj për konsultime do të përkeqësojë edhe më shumë raportet./REL
james cleverly
Bota
8 Maj 2024, 20:29
E. D
Izet Mexhiti
SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka...
Bota
8 Maj 2024, 20:21
E. D
Bogdanga Kuzeska
MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
Bota
8 Maj 2024, 20:04
E. D
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
Bota
8 Maj 2024, 19:57
E. D
foto ilustruese
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të ci...
Bota
8 Maj 2024, 19:38
E. D
foto ilustruese
EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...
Bota
8 Maj 2024, 19:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Diplomatët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të përdorin të ardhurat nga a...
Bota
8 Maj 2024, 18:52
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një koleksion i madh i kartave të rralla Pokemon është shitur në ankand për më shumë se ...
Bota
8 Maj 2024, 18:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një avokat në Teksas është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosin...
Bota
8 Maj 2024, 18:44
S.B
Karavidhja blu
BRITANI- Një karavidhe e rrallë blu ka zbarkuar në brigjet jugore të Cornish, Britani. Peshkatari Chris Puckey e gj...
Bota
8 Maj 2024, 18:23
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një sulm ajror rus goditi një stadium shkolle në Kharkivin verilindor të Ukrainës të mërku...