Bota

Sulmi rus godet stadiumin e shkollës, plagosen katër fëmijë në Kharkiv të Ukrainës

Guvernatori rajonal Oleh Synehubov përmes një postimi në Telegram tha se dy adoleshentë u shtruan në spital në gjendje të rëndë. 

8 Maj 2024, 18:23 Nga E. D
Sulmi rus godet stadiumin e shkollës, plagosen katër fëmijë
foto ilustruese

UKRAINË- Një sulm ajror rus goditi një stadium shkolle në Kharkivin verilindor të Ukrainës të mërkurën, duke plagosur të paktën katër fëmijë dhe tre të rritur, thanë zyrtarët. Guvernatori rajonal Oleh Synehubov përmes një postimi në Telegram tha se dy adoleshentë u shtruan në spital në gjendje të rëndë. Gjithashtu zyra e prokurorit të përgjithshëm shtoi se shkolla dhe ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan nga sulmi.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth kanë qenë prej kohësh në shënjestër të sulmeve ruse, por sulmet janë bërë më intensive muajt e fundit, duke goditur infrastrukturën civile dhe energjetike. Ndërsa Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët, por shumë janë vrarë dhe plagosur në sulmet e saj gjatë pushtimit të plotë 26-mujor të Ukrainës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll