Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VLEN: Nuk ishin demokratike, opozita shqiptare fiton ndërsa BDI shkon në izolim

Përfaqësuesi i koalicionit opozitar VLEN Izet Mexhiti në një deklaratë për mediat tha se VLEN është fitues absolut. 

8 Maj 2024, 20:29 Nga E. D
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VLEN: Nuk ishin demokratike, opozita
Izet Mexhiti

SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka pasur ndërhyrje nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Përfaqësuesi i koalicionit opozitar VLEN Izet Mexhiti në një deklaratë për mediat tha se VLEN është fitues absolut. 

“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë faleminderit për aktivitetin dhe qytetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, institucionet ishin në funksion të BDI-së. Ka pasur parregullsi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi evropian edhe pse u thirrën në Frontin Evropian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izolua dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, deklaroi Mexhiti nga VLEN. 

izet mexhiti zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll