Bota

Mes tensioneve në rritje për luftën në Gaza, qëllohet kanadezi për vdekje në Egjipt

Sipas raportimeve mësohet se vrasja e burrit kishte të bënte me grabitjen dhe jo me origjinën e tij etnike.

8 Maj 2024, 19:38 Nga E. D
Mes tensioneve në rritje për luftën në Gaza, qëllohet
foto ilustruese

EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë dhe autoritetet thanë se po hetojnë çështjen si incident kriminal. Sipas raportimeve mësohet se vrasja e burrit kishte të bënte me grabitjen dhe jo me origjinën e tij etnike. Gjithashtu edhe ministria e brendshme konfirmonte ngjarjen duke thënë se viktima ishte i përhershëm në Egjipt, pa dhënë të tjera detaje.

Ndërsa në rrjetet sociale vendase qarkullonte një deklaratë e një grupi të panjohur të quajtur “Liberation Vanguards” që merrte përgjegjësinë për sulmin edhe pse organet e sigurisë thonin se nuk kishin dijeni për ekzistencën e grupit apo përfshirjen në incident. Zhvillimi vjen një ditë pas nisjes së ofensivës së Ushtrisë izraelite në Rafah në jug të Gazës, ku po strehohen rreth një milionë palestinezë të zhvendosur, që kërkonin aty strehë nga ofensiva tashmë shtatë mujore e Izraelit në Gaza.

egjipt

Sondazh

Poll