Bota

Tentoi të qetësonte klientin e McDonalds por e pësoi vetë, qëllohet për vdekje avokati në Teksas

Gjithashtu policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

8 Maj 2024, 18:41 Nga E. D
Tentoi të qetësonte klientin e McDonalds por e pësoi vetë,
foto ilustruese

SHBA- Një avokat në Teksas është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosinë e tij në një fast-food McDonald’s, pasi tentoi ta qetësonte burrin që po ofendonte stafin. Jeffrey Limmer 46-vjeç  Jeffrey ishte përpjekur të ndërhynte kur klienti kërkonte paratë e tij mbrapsht nga punonjësi i McDonalds. Por klienti nuk u qetsu dhe polemikat u kthyen në përleshje fizike.

Më vonë kur ata kishin dalë jashtë në parking, klienti raportohet se kishte shtyrë përtokë avakatin, i cili kishte marrë armën nga makina e tij dhe e kishte qëlluar për vdekje. Gjithashtu policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

jeffrey limmer

Sondazh

Poll