Sport

Italianët këmbëngulin: Milani pret që Sergio Conceição të flasi me Villas-Boas…

“Gazzetta dello Sport” raporton se klubi italian po pret që trajneri të sigurojë largimin nga FC Porto

8 Maj 2024, 13:38 Nga DOSJA
Italianët këmbëngulin: Milani pret që Sergio

ITALI - Milani dëshiron Sérgio Conceiçãon dhe pret që trajneri të lirohet nga angazhimi i tij te FC Porto. Ky është informacioni që “Gazzetta dello Sport” ka dhënë gjatë gjithë javës dhe të cilin e përforcon këtë të mërkurë.

Gazeta italiane flet për takimin e planifikuar me presidentin e ri të FC Porto, André Villas-Boas, dhe thotë se pritshmëria e Milanit është që Sérgio Conceição të sigurojë largimin e tij në fund të sezonit dhe të jetë i lirë që të zëvendësojë Stefano Piolin te skuadra kuqezi.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, trajneri 49-vjeçar portugez u bë zgjedhja e parë e Milanit për shkak të kombinimit të faktorëve të mëposhtëm: titujt e fituar në Portugali dhe fushatat e mira evropiane; aftësia për të përballuar presionin dhe për të menaxhuar dhomën e zhveshjes; fleksibilitet taktik; dhe do të pranonte pagën vjetore prej 4 milionë eurosh, që ishte planifikuar për Julen Lopetegui.

Spanjoli, i cili gjithashtu ka drejtuar FC Porton, ishte dikur zgjedhja e parë e Milanit, por tani duket të jetë kandidati më i fortë për të zëvendësuar David Moyes në West Ham.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll