Sport

Marco Reus mund të ketë një destinacion të ri pas largimit nga Dortmundi

Tashmë playmakeri gjerman ka pasur biseda për të luajtur në ligën e madhe në një kontinent tjetër

8 Maj 2024, 12:08 Nga DOSJA

Marco Reus mund të ketë një destinacion të ri pas largimit

GJERMANI - Pas dymbëdhjetë sezonesh në Dortmund, Marco Reus njoftoi largimin nga klubi i jetës së tij disa kohë më parë. Mesfushori ishte i lakmuar në kulmin e tij nga klubet e mëdha në Evropë.

Tani, ai po përjeton një fund të fazës së tij në Borussia Dortmund që mund të përfundojë duke fituar Champions League në ‘Wembley’ ose, edhe nëse nuk e bën, lamtumira e tij me klubin do të jetë duke përjetuar një finale të kompeticionit në fjalë. 

Siç u zbulua nga ish-futbollisti francez Samir Nasri në Canal +, Reus foli me të për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi tashmë kishte pasur biseda për këtë. 

Gjermani do të mbërrinte si lojtar i lire, pasi të largohej nga klubi i tij aktual, Borussia Dortmund në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll