Sport

VIDEO/ Mbappe u pyet nëse do mbështeste Real Madridin, por ylli francez u largua…

Lojtarit të PSG-së nuk i pëlqeu pyetja e gazetarit dhe u largua nga zona e intervistës së shpejtë

8 Maj 2024, 13:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Mbappe u pyet nëse do mbështeste Real Madridin, por ylli

FRANCE - Pas eliminimit të PSG-së nga këmbët e Borussia Dortmundit, Kylian Mbappé po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, kur befas u pyet për Real Madridin…

Në zonën e përzier, një gazetar e pyeti francezin nëse do të mbështeste bardhezinjtë, të cilët do të përballen me Bayernin në gjysmëfinalen tjetër të Champions League. Sulmuesi francez nuk ishte i lumtur nga pyetja dhe u larguar nga zona e intervistës së shpejtë…

Kapiteni i skuadrës franceze të PSG-së do të largohet në fund të sezonit, kur i mbaron kontrata me parizienët dhe gjithçka flet për një kalim të tij në Spanjë me skuadrën ‘los blancos’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll