Sport

“Kur nënshkruam me Pep-in, punuam për gjashtë muaj dhe askush nuk e mori vesh”

Karl-Heinz Rummenigge ka këshilluar klubin bavarez të jetë më i matur kur të kërkojë një trajner.

8 Maj 2024, 11:54 Nga DOSJA
“Kur nënshkruam me Pep-in, punuam për gjashtë muaj dhe

GJERMANI - Spekulimet e vazhdueshme se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut i ka dhënë fund durimit të Karl-Heiz Rummenigge.

Ai i ka dërguar një mesazh klubit bavarez, i cili jo shumë kohë më parë, të tregohej më diskret kur vinte puna për të kërkuar një trajner. Dhe të panumërt kanë qenë emrat që kanë dalë në media: Alomso, Zidane, Rangnick, Guardiola...

“Ju rekomandoj që të jeni pak më të rezervuar”, është shprehur ai në një intervistë në ‘As’. Rummenigge e kritikoi këtë dhe iu referua nënshkrimit të Pep Guardiolës, i cili u arrit në vitin 2013 nën drejtimin e tij dhe të presidentit të atëhershëm të klubit, Uli Hoeness.

"Kur ne nënshkruam Pep, punuam për operacionin gjashtë muaj dhe askush nuk e mori vesh. Duhet të veprosh në mënyrë strategjike, por pa u shfaqur çdo ditë hapi tjetër në të gjitha gazetat,"- thotë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll