Sport

Alarm në Malajzi!... Lojtarët e kombëtares viktima të kriminelëve…

Ish-ndërkombëtari i Malajzisë, Safiq Rahim u kërcënua me një çekiç të martën nga dy burra, që thyen xhamin e pasmë të makinës së tij. Ky ishte sulmi i tretë kundër futbollistëve në vetëm pak ditë në vendin e Azisë Juglindore.

8 Maj 2024, 11:10 Nga DOSJA

MALAJZI - Ish-ndrkombëtari i Malajzisë, Safiq Rahim, u kërcënua me një çekiç të martën nga dy burra, që i thyen xhamin e pasmë të makinës së tij, sulmi i tretë kundër futbollistëve brenda pak ditësh në këtë vend të Azisë Juglindore.

Policia ende nuk i di arsyet e këtyre sulmeve, njëra prej të cilave i ka shkaktuar djegie të rënda anësorit Faisal Halim, i sulmuar me acid në një qendër tregtare.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Hamidin Mohamad Amin, u bëri thirrje të martën futbollistëve më të njohur të vendit, që të marrin masa paraprake për të garantuar sigurinë e tyre, duke përfshirë punësimin e truprojave.

Safiq Rahim nuk u lëndua nga incidenti i pasdites të së martës, të cilin ai e postoi në llogarinë e tij në Instagram. Kjo ndodhi pas një seance stërvitore për klubin e tij, Johor Darul Ta'zim, në shtetin Johor (në jug). “Nuk e prisja që të më sulmonin pranë qendrës stërvitore (...), duhet të jemi të vëmendshëm”,- ka komentuar ai.

Alarm në Malajzi!... Lojtarët e kombëtares viktima të

Sakaq, anësori ndërkombëtar malajzian Faisal Halim, u sulmua me acid fundjavën e kaluar në një qendër tregtare në Petaling Jaya, një lagje në perëndim të kryeqytetit Kuala Lumpur, mbetet nën kujdes intensiv me djegie të shkallës së katërt në qafë, shpatulla dhe duar.

Tre ditë para sulmit, një tjetër lojtar i kombëtares malajziane, Akhyar Rashid, u rrah me një shufër hekuri dhe u sulmua para shtëpisë së tij në shtetin lindor të Terrenganu nga dy persona. Sipas shefit të policisë lokale, i cili sqaroi se ky incident nuk kishte të bënte me sulmin me acid që synonte Faisal Halimin, kriminelët kishin ikur, pasi kishin vjedhur para nga Akhyar Rashid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll