Sport

Moviola PSG-Dortmund: ish-arbitri kundër Orsatos: “PSG-së i mungojnë dy penallti!”

Parizienët u eliminuan nga Champions League, por mund të ankohen për ndërhyrjet ndaj dy lojtasrëve të saj që mund të ishin penallti…

8 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Moviola PSG-Dortmund: ish-arbitri kundër Orsatos: “PSG-së i

FRANCE - Paris Saint-Germain u eliminua nga Champions League, ajo ishte shumë e pafat përballë  Borussia Dortmundit, duke pasur parasysh gjashtë shtyllat ndërmjet ndeshjes së parë dhe të kthimit, por edhe disa vendime të dyshimta të arbitrave.

Ish-gjyqtari Graziano Cesari, tani në rolin e opionistit në moviolë ishte kundër gjykimit të Daniele Orsatos në ndeshjen e fundit të Champions League në emisionin “Rating 5”.

Në sfidën e Champions League, të transmetuar në Canale 5, Cesari i gjykon si penallti  ndërhyrjet e Schlotterbeck ndaj Mbappé dhe atë Hummels ndaj Dembélé . Dy episode, në të cilat nuk ndërhyri as VAR me Irrati, që mund të ndryshonin realisht rezultatin e kualifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2024, 19:41

Fytyra humane e Neymar… dhe apeli i tij

ARABIA SAUDITE - Neymar, sulmuesi i Al-Hilal Saudit, ka dërguar ndihma humanitare me avionët e tij privatë për viktimat e përmbytjeve...