Sport

VIDEO / Borussia Dortmundit është finalistja e parë e Champions League

Eliminon Paris SG pasi e ka mundur me të njëjtat shifra 0-1 edhe në ndeshjen e kthimit në Paris, aq sa kishte fituar në Dortmund 1 javë më parë.

7 Maj 2024, 22:49 Nga DOSJA
VIDEO / Borussia Dortmundit është finalistja e parë e Champions

FRANCE - Borussia e Dortmundit është skuadra e pare finalist e Champions League, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë në “Parc de Prince” përballë Paris SG, i cili ishte i pafuqishëm për të ndryshuar humbjen e takimit të pare në Gjermani 1-0.

Pas një pjese të parë pa gola, që sigurisht i shkonte për shtat Borusias, në të dytën është pikërisht skuadra e Terzic ajo që shënon vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Nga zhvillimet e një goditje këndi është Humels ai që i harruar në zone arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë një qetësi ekstra ekipit të tij që i duhej thjesht të menaxhonte situateën për të zyrtarizuar kalimin në finale.

Dhe ia dolën mjaft mirë gjermanët, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim kualifikimin, duke mbajtur për 90 minuta avantazhin e shifrave 0-1 që e kishin arritur që në minutën e 50-të.

Tashmë Borussias së Dortmundit do t’i duhet të presë gjysmëfinalen tjetër që do të luhen mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” mes Real Madridit dhe Bayern Munich, ndërkohë që takimi i parë mes tyre në Gjermani ka përfunduar në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2024, 19:41

Fytyra humane e Neymar… dhe apeli i tij

ARABIA SAUDITE - Neymar, sulmuesi i Al-Hilal Saudit, ka dërguar ndihma humanitare me avionët e tij privatë për viktimat e përmbytjeve...