Sport

Portieri i "Djajve të Kuq", Onana, apel shokëve: “Ta mbyllim sezonin me dinjitet”...

Pavarësisht kritikave, gardiani thekson se “Djajtë e Kuq” janë klubi më i madh në Angli dhe se është krenar që luan për këtë fanellë. Ndër të tjera, Onana kërkon që këtë sezon shokët e tij dhe ai vetë ta mbyllin me dinjitet duke marrë maksimumin në ndeshjet e mbetura.

7 Maj 2024, 19:31 Nga DOSJA

Portieri i "Djajve të Kuq", Onana, apel shokëve: “Ta

ANGLI - “I gjithë sezoni ka qenë i vështirë për të gjithë ne, si individë dhe si grup. Por ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Unë e nis nga vetja, gjithmonë.

Ishte një sezon i vështirë. Ne jemi Manchester United, jemi një klub kaq i madh, kështu që nuk mund të justifikohemi nga dëmtimet apo shkaqe të tjera. Duhet të qëndrojmë pozitivë. Nëse ky sezon nuk ishte i mirë, jam i sigurt se ai pasardhësi do të jetë ndryshe.

Nuk mendoj se shokët e mi të skuadrës janë të kënaqur me situatën me të cilën po përballemi, sepse i njoh, ata janë të gjithë fitues dhe të gjithë duan të fitojnë. Kur filluam sezonin, në dhomën e zhveshjes folëm për të luftuar për çdo titull. Por gjërat ndodhin në jetë dhe ne duhet të përballemi me këtë situate”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll