Sport

AKSIDENTI/ Futbollisti i Estudiantes e ekzagjeron me festimet e tij dhe i dehur përplaset me pompën e benzinës... (video)

Tiago Palacios kishte një nivel të alkoolit në gjak prej 1.84 g/l

7 Maj 2024, 20:07 Nga DOSJA

AKSIDENTI/ Futbollisti i Estudiantes e ekzagjeron me festimet e tij dhe i dehur

ARGJENTINE - Estudiantes fitoi Kupën e Ligës së Argjentinës të dielën, duke mundur Vélez në penallti, por festa përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët titullarë në atë ndeshje.

Tiago Palacios, mesfushori 23-vjeçar uruguajan që luajti 75 minuta në ndeshjen e djeshme, pësoi një aksident të rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit kur po kthehej nga festa, teksa makina e tij u përplas me një karburant në periferi të Buenos Aires.

Pas aksidentit, Palacios shpëtoi i padëmtuar, ndryshe nga një grua, punonjëse në atë hapësirë, e cila pësoi lëndime të lehta.

Për t'i bërë gjërat më keq, lojtari uruguaian iu nënshtrua më pas një testi alkooli në vend, i cili zbuloi një nivel të alkoolit në gjak prej 1.84 g/l, kjo në një provincë që ka pasur një 'politikë’ të rreptë kundër alkoolit që nga viti i kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2024, 19:41

Fytyra humane e Neymar… dhe apeli i tij

ARABIA SAUDITE - Neymar, sulmuesi i Al-Hilal Saudit, ka dërguar ndihma humanitare me avionët e tij privatë për viktimat e përmbytjeve...