Sport

Ish-lojtari i Premier League zbritet nga autobuzi i klubit dhe arrestohet, nuk kishte paguar mbështetjen financiare për fëmijën…

Jo Alves, futbollisti, i cili kishte veshur fanelën e Manchester Cityt dhe Evertonit është arrestuar në Brazil.

7 Maj 2024, 19:29 Nga DOSJA

Ish-lojtari i Premier League zbritet nga autobuzi i klubit dhe arrestohet, nuk

BRAZIL - Jo Alves, një futbollist që dikur kishte veshur fanelat e Manchester Cityt dhe Evertonit  në Premier League, u arrestua së fundmi pasi refuzoi t'i paguante mbështetjen financiare të fëmijëve për ish-bashkëshorten e tij, ish-modelen dhe influencuesen Maiara Quiderolly.

Siç zbulohet nga The Sun Football, futbollisti 37-vjeçar brazilian u detyrua të zbriste nga autobusi i ekipit të tij aktual, brazilian Amazonas FC , kur po përgatitej të udhëtonte për të luajtur një ndeshje. Ai u ndalua menjëherë nga policia.

"Kishte një urdhër arresti në një qytet në shtetin Bahia për një borxh të vogël. Ky borxh padyshim do të shlyhet dhe ne shpresojmë që ai të lirohet,"- shpjegoi për mediat Artur Eugenio Matías, avokati i Jo Alves .

Sipas të njëjtave informacione nga The Sun Football, ndodh që Jo Alves të ketë gjithsej tetë fëmijë, dy me Claudia Silva, gruan e tij aktuale, dhe gjashtë të tjerë jashtë kësaj martese. Njëra prej tyre, me Maiara Quiderolly, të lartpërmendur .

Manchester City pagoi 24 milionë euro për të

Koha e Jo Alves në Premier League ka kaluar prej kohësh. Ai zbarkoi në Manchester City në verën e vitit 2008, nga CSKA e Moskës në këmbim të 24 milionë eurove dhe duke qenë shpenzimi i parë i madh i atyre në Etihad Stadium në epokën e 'petrodollarëve'. Ai u largua nga skuadra ‘Qytetare’ vetëm tre vjet më vonë, me letrën e lirisë dhe gjatë rrugës ishte i huazuar te Everton. Pa dhimbje e pa lavdi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll