Bota

Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë që një marrëveshje përfundimtare për një armëpushim në Gaza do të arrihet shumë shpejt

Gjithashtu zëdhënësi tha se shpresonte se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet shumë shpejt gjatë bisedimeve në Kajro, Egjipt.

7 Maj 2024, 19:54 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë që një marrëveshje
foto ilustruese

SHBA- Izraeli ka siguruar Shtetet e Bashkuara se operacioni i tij ushtarak në Rafah është i një shkalle dhe kohëzgjatjeje të kufizuar dhe synon të ndërpresë furnizimet me armë për Hamasin, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

John Kirby zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përsëriti se Washingtoni mbetet kundër një sulmi të madh tokësor në Rafah dhe dëshiron të rihapë sa më shpejt të jetë e mundur pikën e kalimit të ndihmës humanitare në kufirin egjiptian. Gjithashtu zëdhënësi tha se shpresonte se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet shumë shpejt gjatë bisedimeve në Kajro, Egjipt.

"Izraeli dhe Hamasi duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë boshllëqet e mbetura për të arritur një marrëveshje armëpushimi që po negociohet aktualisht," shtoi John Kirby.

john kirby

Sondazh

Poll