Bota

Sunak: I shqetësuar për operacionin ushtarak të Izraelit në Rafah

Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar u bëri thirrje të dyja palëve në konfliktin Izrael-Hamas që të fokusohen në negociatat për t'i dhënë fund gjakderdhjes.

7 Maj 2024, 17:23 Nga E. D
Sunak: I shqetësuar për operacionin ushtarak të Izraelit në
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri britanik ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për aktivitetin ushtarak të Izraelit në Rafah. Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar u bëri thirrje të dyja palëve në konfliktin Izrael-Hamas që të fokusohen në negociatat për t'i dhënë fund gjakderdhjes.

“Unë u kam kërkuar të gjitha palëve që të vazhdojnë të bisedojnë, të negociojnë, gjë që po e bëjnë. Ne duhet t’u japim atyre hapësirën për të përfunduar këto negociata,” tha Rishi Sunak.

Ndërsa forcat izraelite morën kontrollin në anën e Gazës të pikës kufitare Rafah me Egjiptin, një rrugë e rëndësishme për ndihmat për të arritur në territor. 

“Ne kemi qenë të qëndrueshëm duke thënë se duam të shohim një armëpushim të menjëhershme humanitare, në mënyrë që të mund të marrim më shumë ndihmë dhe të lirojmë pengjet, dhe më pas ta përdorim atë pauzë për të ndërtuar një armëpushim më të qëndrueshëm. Këto kanë qenë përpjekjet e gjithë angazhimit tonë diplomatik.” shtoi Sunak. 

rishi sunak

Sondazh

Poll