Bota

Yulia Navalnaya e quan Putinin vrasës në ditën e betimit të tij

Navalnaya pranoi se lufta ishte e vështirë, por u bëri thirrje njerëzve të bashkohen në kundërshtim me korrupsionin dhe kundër luftës.

7 Maj 2024, 19:37 Nga E. D
Yulia Navalnaya e quan Putinin  vrasës në ditën e betimit të
Julia Navalnaya

RUSi- Udhëheqësja e opozitës ruse në mërgim, Julia Navalnaya u bëri thirrje mbështetësve të martën që të vazhdojnë luftën kundër presidentit Vladimir Putin, duke e përshkruar atë në ditën e ri-inaugurimit të tij si një tiran vrasës.

"Vendi ynë aktualisht po udhëhiqet nga një gënjeshtar, një hajdut dhe një vrasës, por kjo patjetër do të marrë fund. Mos u dorëzo, e vërteta do të mbizotërojë," tha Navalnaya

E vendosur jashtë Rusisë, Navalnaya është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj të ndjerë Alexei Navalny, i cili vdiq në një koloni penale të Arktikut më 16 shkurt. Ajo ka akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e mohon.
Gjithashtu Navalnaya tha se lufta e Putinit në Ukrainë dhe burgosja e kundërshtarëve politikë nga ana e tij kishte bërë një tallje me premtimet e tij në inaugurimet e kaluara për të ofruar paqe dhe prosperitet në Rusi dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullit të saj.

Me Navalny të vdekur dhe kritikë të tjerë kryesorë të Kremlinit në burg ose mërgim, opozita brenda Rusisë është shtypur efektivisht. Navalnaya pranoi se lufta ishte e vështirë, por u bëri thirrje njerëzve të bashkohen në kundërshtim me korrupsionin dhe kundër luftës.

"Me secilin prej mandateve të tij, gjithçka vetëm përkeqësohet dhe është e frikshme të imagjinohet se çfarë do të ndodhë tjetër ndërsa Putini mbetet në pushtet. Me të në krye, vendi ynë nuk do të ketë as paqe, as zhvillim, as liri... Ne duhet të sigurojmë që askush në botë të mos i besojë Putinit as në Rusi dhe as përtej kufijve të saj," tha ajo.

julia navalnaya

Sondazh

Poll