Bota

Përmbytjet në Brazil/ 85 persona të vdekur dhe mbi 1000 mijë të evakuuar

Gjithashtu disa qytete mbeten të izoluara dhe shpresat për të gjetur më shumë se 130 personat që janë ende të zhdukur po pakësohen.

7 Maj 2024, 18:04 Nga E. D
Përmbytjet në Brazil/ 85 persona të vdekur dhe mbi 1000 mijë
foto ilustruese

BRAZIL- Shirat e dendur që shkaktuan përmbytje masive në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, kanë lënë qindra qytete nën ujë. Të paktën 85 njerëz vdiqën në përmbytjet dhe rreth 150,000 janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, thanë zyrtarët.

Gjithashtu disa qytete mbeten të izoluara dhe shpresat për të gjetur më shumë se 130 personat që janë ende të zhdukur po pakësohen. Ndërsa reshjet e mëtejshme të dendura të shiut që parashikohen për këtë javë pritet të përkeqësojnë më tej situatën në rajon.

Shumë banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyre, me disa nga njerëzit më të cenueshëm të evakuuar nga punonjësit e shpëtimit. Shoqata e Linjave Ajrore Braziliane tha të martën se aeroporti në Porto Alegre do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të muajit. Fusha e stadiumit Arena do Gremio është gjithashtu e mbuluar me ujë.

përmbytjet në brazil

Sondazh

Poll