Bota

Mbështetja me mjete ushtarake për Ukrainën, Gërvalla: Rusia ka nisur një sulm hibrid ndaj Kosovës

Sipas saj, kjo është bërë pas njoftimit të Kosovës për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën.

7 Maj 2024, 19:40 Nga M.B
Mbështetja me mjete ushtarake për Ukrainën, Gërvalla: Rusia
Donika Gërvalla

KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Rusia ka nisur një sulm hibrid ndaj Kosovës. Sipas saj, kjo është bërë pas njoftimit të Kosovës për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën. Gërvalla thotë se Kosova e di që nga gjenocidi i Serbisë se vetëm mjetet ushtarake e ndalin atë.

“Rusia po sulmon Kosovën në një sulm hibrid sot, pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkruan Gërvalla.

donika gërvalla

Sondazh

Poll