6 Maj 2024, 20:35
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu I partisë Demokratik Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u shpreh se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përdori të shoqen e tij për të vendosur skulptura në vendin e krimit monstruoz, ku u vra Ardit Gjoklajn. Gjithashtu Berisha tha se nesër është dita tu tregojmë shqiptarëve se mori fund koha kur qeveritarët na poshtëronin me vjedhjet e tyre.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Çdo orë që kalon, Erion Veliaj nuk e meriton gjetiu përveçse në qelinë e burgut. Ky bandit, ky hajdut i zhveshur nga çdo moral njerëzor përdori të shoqen për të vendosur në vendin e krimit monstruoz, në vendin e groposjes të një adoleshenti, Ardit Gjoklaj, në vendin e vjedhjes së 130 milionë eurove, për të vendosur skulptura që qytetarët të harronin krimin e shëmtuar, të harronin vjedhjen e shekullit. A ka akt më cinik dhe më të poshtër se ky? Miq, për zverku drejt te 313-a, aty e ka vendin. Aty e ka vendin bashkë me hajnat e tjerë.
Nesër është dita t’u tregojmë shqiptarëve se mori fund koha kur qeveritarët na poshtëronin me vjedhjet e tyre. Se mori fund koha kur qytetarët na përzinin nga vendi me vjedhjet e tyre. Se mori fund koha kur ata përdornin drjetësinë si mburojë të shëmtuar të krimeve të tyre. Qytetarë, nesër është një ditë e veçantë sepse beteja kundër vjedhjes së Erion Veliajt dhe bandës së tij është betejë për rritjen e rrogave tuaja. Vetëm me paratë e zhdukura të djegësit, shqiptarët do merrnin sot 15 përqind më shumë rroga. Dhe këto vetëm me paratë e zhdukura gjer në vitin 2021. Se nga viti 2021 deri në vitin 2024, Dumani, ky mercenar që ndan para krimi me qeveritarët, nuk i ka futur në llogari fare, sikur të ishin paratë personale të tij apo të Erion Veliajt.
Nesër është dita për çdo student dhe studente, për çdo të ri dhe të re, të ngrihet në lartësinë e guximit për idealin e tij të pastër, për ëndrrën e tij më të bukur. Por edhe për dinjitetin e tij si shqiptar. Krenarinë e tij si shqiptar. Nuk kemi pse të tregohemi me gisht si vendi ku paratë vidhen 100 përqind. Si vendi ku 130 milionë euro janë zhdukur pa nam e nishan për një djegës, gjurmët e të cilit nuk ekzistojnë.
sali berisha
Politike
6 Maj 2024, 20:36
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka komentuar përballjen e tij me drejtësinë. Kryebashkiaku i Tiranës, gjatë interv...
Politike
6 Maj 2024, 20:01
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet n&...
Politike
6 Maj 2024, 18:45
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 17:32
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 14:35
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me dj...
Politike
6 Maj 2024, 13:16
M.B
Fredi Beleri dhe Vangjel Dule
FIER- Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar për herë të katërt në burg, kryetarin e zg...
Politike
6 Maj 2024, 09:50
M.B
Manolis Kefaloyannis dhe Fredi Beleri
FIERI- Eurodeputeti grek, Manolis Kefaloyannis, ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Dje n&eu...
Politike
5 Maj 2024, 21:09
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Teksa u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestë të së martës para Bashkisë së T...
Politike
5 Maj 2024, 20:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratik sali berisha tha gjatë fjalës së tij se Dumani ka kufizuar hetimin ndaj Veliaj...
Politike
5 Maj 2024, 20:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot shtroi pyetjen për kreun e SPAK, Altin Duma...