Sport

Champions League/ Terzic: "Në Paris, të gatshëm për të vrapuar më shumë se 20 km"

Trajneri gjerman për sfidën me skuadrën e Luis Enrique: “Edhe ne kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta bëjmë realitet”

7 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Champions League/ Terzic: "Në Paris, të gatshëm për

FRANCE - Borussia Dortmund e nis me një gol epërsi të ndeshjes së parë të gjysmëfinales, por e di se mund të jetë një mbrëmje e ndërlikuar në Paris. Kjo është arsyeja pse trajneri Edin Terzic është gati të bëjë gjithçka për të fituar një vend në finalen e Champions League.

"Kjo PSG u ndërtua disa vite më parë për të fituar Champions League. Ata fituan titullin kombëtar. Tani është misioni i tyre, por edhe ne kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet. Nëse është e nevojshme, nesër do të vrapojmë më shumë se 20 kilometra”, tha ai.

Dy skuadrat u përballën midis tyre edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes ndeshja u mbyll 2-0 për vendasit. "Ne nuk jemi të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Kemi pasur shumë biseda para ndeshjes, plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk shkoi mirë”.

Dhe ai ende vazhdon. “Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund, për të fituar titullin: edhe ne kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë.

Ajo që bëmë javën e kaluar mund të jetë ajo, që nuk na pëlqeu javën e kaluar. Ne kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappe-s, ne e dimë gjithashtu se ata do të bëjnë më mirë, kështu që ne duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll