Sport

VIDEO / Napoli nuk ia del të mbajë avantazhin, humbet dy pike në fund!

Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Udineses, me friulanët që mbeten në zonën e rënies (vendi i 18-të).

7 Maj 2024, 00:45 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli nuk ia del të mbajë avantazhin, humbet dy pike në

ITALI - Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Udineses, me friulanët që mbeten në zonën e rënies (vendi i 18-të).

Në pjesën e parë në stadiumin “Blueenergy” u zhvillua një ndeshje e karakterizuar nga shumë duele, ritëm të vogël dhe zero gjuajtje në portë.

Në pjesën e dytë Osimehn (51′) zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas një asistimi të përsosur nga Politano, më pas në kohën shtesë Success barazoi rezultatin, që gjithsesi i vlen pak Udineses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 18:52

Plani 'anti-Mbappé' i Dortmundit…

GJERMANI - Mbappé pati një ndeshje diskrete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër&nbs...