Sport

Tjetër 'kokë e prerë' në Premier League!... Ja njoftimi që e afron Lopetegui me West Ham

Klubi londinez njoftoi sot, se David Moyes nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në pankinën e ‘Hammers’

6 Maj 2024, 20:15 Nga DOSJA

Tjetër 'kokë e prerë' në Premier League!... Ja

ANGLI - West Ham ka njoftuar sot, se David Moyes do të pushojë së qeni trajner i tyre në fund të sezonit, kur i mbaron kontrata, pas arritjes së një marrëveshjeje mes dy palëve. Edhe pse nuk është zyrtare, me gjasa Julen Lopetegui do ta marrë postin e tij në pankinë, pasi i thotë ‘Po’ bordit të drejtorëve të klubit londinez.

“Në emër të të gjithëve në West Ham United, do të doja të falenderoja në mënyrën më të sinqertë Davidin për kontributin që ai ka dhënë për klubin e futbollit gjatë kohës së tij si trajner”,- thotë David Sullivan, bashkë-president i ‘Hammers’, në njoftim.

Një ditë pas humbjes 5-0 kundër Chelsea…

“David ka qenë përgjegjës për një periudhë përparimi dhe suksesi të madh në historinë tonë dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithë punën e tij të palodhur dhe përkushtimit ndaj rolit të tij”, vë në dukje Sullivan.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pas humbjes 5-0 të West Ham nga Chelsea në Premier League. Një disfatë, e treta plus një barazim në katër ditët e fundit, që i lë ‘Hammers’, me dy ndeshje të mbetura në kampionat, që praktikisht nuk e çon skuadrën londineze pa mundësi kualifikimi në kompeticionet europiane.

U kthye në 2019...

Pas një periudhe të parë midis nëntorit 2017 dhe majit 2018, Moyes u kthye në West Ham në dhjetor 2019 për të zëvendësuar Manuel Pellegrini dhe i udhëhoqi ata të fitonin Conference League sezonin e kaluar, titullin e tyre të parë madhor në 43 vjet.

Megjithatë, rezultatet e dobëta (një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit të Premier League dhe Europa League) kishin nxitur dyshime për vazhdimësinë e Moyes.

"Klubi është më i fortë se kur u ktheva"

“Kam shijuar katër vite e gjysmë të shkëlqyer në West Ham dhe klubi është në një pozitë më të fortë se kur u ktheva në vitin 2019”,- thotë trajneri 61-vjeçar skocez.

“Kur iu bashkova West Hamit për herë të dytë, klubi ishte një vend mbi zonën e rënies dhe ka qenë një udhëtim fantastik duke kaluar tre sezone radhazi në Evropë”,- shtoi Moyes.

“Do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët për mbështetjen e tyre dhe për të gjithë suksesin që kanë arritur gjatë katër viteve e gjysmë të fundit”,- përfundon Moyes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 18:52

Plani 'anti-Mbappé' i Dortmundit…

GJERMANI - Mbappé pati një ndeshje diskrete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër&nbs...