Sport

VIDEO/ Crystal Palace turpëron Manchester United, fiton me ‘poker’ golash

Djemtë e Erik ten Hag, krejtësisht jashtë kontaktit, pësuan një disfatë të dhimbshme në Selhurst Park

7 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Crystal Palace turpëron Manchester United, fiton me

ANGLI - Tifozët e Manchester United nuk shpëtojnë nga zhgënjimi. “Djajtë e kuq” vizituan Selhurst Park këtë të hënë, me mundësinë e fitores për të rifituar vendin e 6-të dhe u mposhtën turpshëm nga një Crystal Palace që nuk u tregoi mëshirë (4-0).

Pas më shumë se 500 ndeshjesh zyrtare në klube të ndryshme, kapiteni Bruno Fernandes humbi një ndeshje për herë të parë për shkak të dëmtimit, United ishte një kukull në duart e Palace.

Mungesa e portugezit nuk ishte humbja e vetme dhe 'Djajtë e Kuq' u paraqiten me Casemiro dhe  Evans si qendërmbrojtës. Çfarë mund të shkojë keq? Epo gjithçka. Dhe kështu golat vinin njëri pas tjetrit për të shënuar një nga “golat më të dhimbshëm” të pësuar nga skuadra e Erik ten Hag në kohët e fundit. 

Olise hapi rezultatin (12') me një goditje nga përpara, Mateta shënoi të dytin (40') pas një aksioni të mirë individual, i treti u nënshkrua nga Mitchell (58') me një top të varur në zonë dhe Olise përfundoi fitore (66'), duke shënuar dopio dhe fiksuar rezultatin 4-0, pas humbjes së topit nga Casemiro në një zonë të komprometuar.

Pas kësaj disfate dhe me dy ndeshje të mbetura, Mançester Junajtid është në vendin e 8-të, me 2 pikë prapa Newcastle , i cili është i 6-ti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll