Sport

VIDEO / Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon edhe ndaj Lyonit!

Më herët për Lille kishte zhbllokuar rezultatin me Diakite. Për Edon Zhegrovën ky është goli i gjashtë në Ligue 1 në këtë sezon.

7 Maj 2024, 00:20 Nga DOSJA
VIDEO / Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon edhe ndaj Lyonit!

FRANCE - Edon Zhegrova gjen golin e radhës në kampionatin francez. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e dytë në takimin që Lille e humbi në fund 3-4 me Lyonin në “Stade Pierre-Mauroy”.

Në minutën e 37-të, 25-vjeçari mori një pasim në krahun e djathtë dhe hyri drejt qendrës me driblimet e tij të zakonshme, ku lëshoi një goditje të pakapshme për portierin mik.

Më herët për Lille kishte zhbllokuar rezultatin me Diakite. Për Edon Zhegrovën ky është goli i gjashtë në Ligue 1 në këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 18:52

Plani 'anti-Mbappé' i Dortmundit…

GJERMANI - Mbappé pati një ndeshje diskrete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër&nbs...