Art&Argëtim

VIDEO/ Madonna thyen rekorde në Brazil, mbi 1.6 milionë persona morën pjesë në koncert

Sipas mediave ndërkombëtare, hotelet dhe Airbnbs ishin plot dhe u vu re se 170 avionë u desh të uleshin më shumë se zakonisht në Rio për koncertin.

6 Maj 2024, 11:41 Nga S.B
VIDEO/ Madonna thyen rekorde në Brazil, mbi 1.6 milionë persona
Madonna

BRAZIL- Këngëtarja e njohur Madonna bëri histori me koncertin e saj në Copacabana të Rio de Zhaneiros. Rreth 1.6 milionë brazilianë ndoqën performancën përfundimtare të "Queen of Pop's" si pjesë e turneut të saj ‘Celebration’, duke performuar hite si: Like A Prayer, Vogue, Hung Up, Into The Groove dhe Like A Virgin.

Sipas mediave ndërkombëtare, hotelet dhe Airbnbs ishin plot dhe u vu re se 170 avionë u desh të uleshin më shumë se zakonisht në Rio për koncertin. Madonna u ngjit në skenë dhe tha: Ja ku jemi në vendin më të bukur në botë, duke treguar statujën e Krishtit.

VIDEO/ Madonna thyen rekorde në Brazil, mbi 1.6 milionë persona
pamje nga koncerti

Shumë nga fansat kishin mbërritur orë e madje ditë, sipas raportimeve, para koncertit për të siguruar një vend të mirë pranë skenës. Rrjetet sociale janë mbushur me video të paraqitjes së yllit të popit dhe si duket nga lart, turmat e njerëzve këndojnë dhe kërcejnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

madonna

Sondazh

Poll