Art&Argëtim

FOTO/ Megan Fox nuk i ndahet ndryshimeve në look, tashmë me një ngjyrë dhe model të ri flokësh

Ylli i 'Transformers' iu kthye ngjyrës së saj natyrale kafe, siç shihet në postimin e saj në rrjetet sociale.

6 Maj 2024, 13:37 Nga S.B
FOTO/ Megan Fox nuk i ndahet ndryshimeve në look, tashmë me një
Megan Fox

SHBA- Aktorja e njohur Megan Fox ka ndryshuar sërish ngjyrën dhe stilin e flokëve. Ylli i 'Transformers' iu kthye ngjyrës së saj natyrale kafe, siç shihet në postimin e saj në rrjetet sociale.

“Ajo është sërish brune”, ka shkruar Fox në postim.

Nuk është hera e parë që aktorja 37-vjeçare eksperimenton me flokët e saj. Muajin e kaluar, ajo u shfaq me një ndryshim të madh teksa leu flokët me një nuancë të lehtë blu. Ndërsa, në fillim të vitit Fox i kishte flokët e gjata në ngjyrë rozë të hapur.

Aktorja, edhe për sa i përket pamjes së saj, ka folur hapur për operacionet plastike dhe procedurat estetike që ka bërë, duke përfshirë tre zmadhime të gjoksit, një ndërhyrje në hundë, botox dhe filler.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

meganfox

Sondazh

Poll