Sport

Lopetegui te West Ham, pas dështimit të marrëveshjes me Milanin…

Trajneri spanjol ka arritur marrëveshje me ‘Hammers’

6 Maj 2024, 15:00 Nga DOSJA

Lopetegui te West Ham, pas dështimit të marrëveshjes me

ANGLI - Julen Lopetegui është një nga trajnerët më të kërkuar në treg. Emri i tij është dëgjuar së fundmi te Bayern dhe Manchester United.

Për më tepër, ai u përmend te Milani, por një revoltë e tifozëve bëri që drejtorët e 'rossonerëve' të tërhiqen me projekt-kontratën në tryezë.

Megjithatë, ish-trajneri spanjol, siç ka bërë të ditur Fabrizio Romano dhe ka mundur të konfirmojë MARCA, ka tashmë një ekip të ri. Për kuriozitet është, klubi i parë me të cilin ai ishte i lidhur: West Ham.

Pasi u vendos që David Moyes të mos vazhdojë sezonin e ardhshëm, 'Hammers' kanë përshpejtuar negociatat për të mbyllur nënshkrimin e ish-trajnerit e Spanjës, Real Madridit, Sevillas dhe Wolverhampton, ndër të tjera.

"Lopetegui ka pranuar ofertën nga #WHUFC. Pasi të jenë finalizuar detajet, kontratat do të nënshkruhen, por një marrëveshje tashmë është arritur",- thotë Fabrizio Romano.

Kandidatura e trajnerit 57-vjeçar spanjol ka triumfuar përfundimisht ndaj asaj të Rúbem Amorimit. Trajnerit të Sportingut madje iu desh të kërkonte falje, pasi udhëtoi në Londër për të negociuar me drejtorët e West Ham.

Lopetegui, edhe pse e mirëpriti mundësinë për të qenë trajner i Milanit, tani sheh një ëndërr tjetër të realizuar. Dhe, pas kohës së tij te Wolves, ai e kishte thenë gjithmonë se prioriteti i tij ishte të kthehej për të drejtuar në Premierligë.

Prandaj, më në fund, megjithë interesimin e Bayernit dhe United, ai ka prioritet ndërtimin e një projekti afatgjatë me West Hamin, me mendjen e tij për t'i futur ‘Hammers’ në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 10:30

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

GJERMANI - Duke njoftuar se aventura e Thomas Tuchel do të përfundonte në fund të sezonit, Bayern Munich me siguri mendoi se mund ta zgjid...