Sport

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

I vjen fundi i thashethemeve për Zinedine Zidane te Bayern Munich!

6 Maj 2024, 10:30 Nga DOSJA

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

GJERMANI - Duke njoftuar se aventura e Thomas Tuchel do të përfundonte në fund të sezonit, Bayern Munich me siguri mendoi se mund ta zgjidhte shpejt çështjen e pasuesit të tij.

Por ndërsa fundi i sezonit po afrohet shpejt, bavarezët kanë vazhduar t’i refuzojnë: Xabi Alonso njoftoi se do të qëndronte në Bayer Leverkusen, ashtu si Roberto de Zerbi te Brighton, Ralf Rangnick me kombëtaren austriake dhe Unai Emery te Aston Villa në Anglia.

I vetmi që nuk kishte përfolur kurrë për këtë temë, ishte Zinedine Zidane. I ftuar në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami, ai e bëri të qartë se nuk do të përfshihej në këtë çështje: "Jo (nuk do të shkoja në Bayern Munich). Do ta shikoj ndeshjen. Shpresoj të jetë Madridi finalist, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll