Sport

Lamtumira për Menottin: "Dëgjimi i tij ishte një mësim... Janë të paktë ata që të japin kaq shumë në jetë, sa nuk ikin kurrë!”

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City ka bërë homazhe për 'El Flaco' në Olé

6 Maj 2024, 12:30 Nga DOSJA

Lamtumira për Menottin: "Dëgjimi i tij ishte një

ARGJENTINE - Vdekja e César Luis Menotti ka qenë një humbje e madhe për botën e futbollit. 'El Flaco' shërbeu si burim frymëzimi për trajnerë të panumërt, përfshirë edhe Pep Guardiola, i cili i tha lamtumirë argjentinasit në një letër emocionuese përmes 'Olé'…

"Ndjej trishtim të madh, sepse dikush me të cilin kam ndarë jo më pak se 30 orë biseda të mrekullueshme në katër herët që vizitova Argjentinën, është larguar. Për mua ai ishte një gjeni për idenë e tij. Ai ishte joshësi më i madh i futbollit argjentinas.

Dëgjimi i tij ishte një mësim. Cezari ishte gjithçka... zgjuarsi, arsim, inteligjencë. Fjalët e tij i bënte poezi dhe u qëndronte gjithmonë besnik bindjeve të tij. Stili është i pa negociueshëm, thoshte gjithmonë.

Herën e fundit që vizitova Buenos Aires-in, në mars 2018, patëm një tjetër darkë të mrekullueshme, të gjatë, argëtuese... me të gjitha nuancat e futbollit, që kanë pasion. Unë thjesht doja ta dëgjoja. Janë të paktë ata që të japin kaq shumë në jetë sa nuk ikin kurrë...”.

Lamtumira për Menottin: "Dëgjimi i tij ishte një
Menotti vdiq në Buenos Aires në moshën 85-vjeçare, duke i dhënë lamtumirën futbollit botëror

Edhe Menotti e ka vlerësuar me superlativa trajnerin katalanas...

Admirimi i Guardiolës ndaj Menottit, i cili ishte reciprok, pasi tani është ‘Olé’ ajo që tregon: "Shumë trajnerë të rinj erdhën të më shihnin gjatë gjithë këtyre viteve për të folur për futbollin, për të dëgjuar disa këshilla... Por askush nuk më bëri aq pyetje sa Guardiola. Ai ishte një mitraloz. Por nuk kishte nevojë të mësonte. Ai tashmë dinte gjithçka”.

'El Flaco', në fakt, lavdëronte Barçën e tij: "Barcelona e Guardiolës, që ishte gjëja më e përsosur që pashë. 99.9 për qind e trajnerëve jetojnë duke e pasur zili lojën e tij. Të gjithë do të donin të ishin Guardiola, por shumica e njerëzve jo. Dinte si ta bënte atë që thonte, kjo është produkt i ideve të qarta, i të diturit se si të kuptosh veten dhe të fitosh ndjekësit që u mundëson lojtarëve të jenë shumë të lirë dhe shumë të lumtur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 10:30

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

GJERMANI - Duke njoftuar se aventura e Thomas Tuchel do të përfundonte në fund të sezonit, Bayern Munich me siguri mendoi se mund ta zgjid...