Sport

Çmenduria e fundit e Bielsa-s! Thirret një lojtar amator në kombëtaren e Uruguajit...

Walter Domínguez konfirmon thirrjen në kombëtare, pasi ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje.

6 Maj 2024, 14:30 Nga DOSJA

Çmenduria e fundit e Bielsa-s! Thirret një lojtar amator në

URUGUAJI - Marcelo Bielsa nuk është një trajner i zakonshëm, përkundrazi. 'El loco' është një obsesiv futbolli, i cili gjithmonë i bën njerëzit të flasin për shkak të metodave të tij të veçanta, pa u kujdesur fare se çfarë thonë dhe mendojnë mediat apo fansat.

Në mungesë të një njoftimi zyrtar, trajneri i Uruguajit ka përgatitur një surprizë për ndeshjen e radhës miqësore ndaj Kosta Rikës, të premten, më 31 maj.

Sipas TNT Argentina, Bielsa ka thirrur Walter Domínguez, sulmues i Juventud de Soriano, një klub amator, ku ai ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje.

Këtë të dielë, pasi përfundoi ndeshjen e tij në Kupën OFI, ku skuadra e tij humbi 1-2, futbollisti konfirmoi se Federata Uruguajane e ka thirrur për në kombëtare. “Po, më thirrën, jam shumë i lumtur, nuk e prisja... ishte një surprizë”.

Ndërsa është e vërtetë që skuadra e Uruguajit do ta luajë këtë ndeshje me një ekip lojtarësh që garojnë në vend, askush nuk e imagjinonte përfshirjen e një futbollisti amator. Thjesht, një çmenduri e Bielsas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 10:30

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

GJERMANI - Duke njoftuar se aventura e Thomas Tuchel do të përfundonte në fund të sezonit, Bayern Munich me siguri mendoi se mund ta zgjid...