Sport

Florentino Pérez, në kërkim të shtatës së tij…

Me La Ligën e fituar, ai tashmë ka 34 tituj, një më shumë se Santiago Bernabeu dhe nëse do të fitonte një tjetër Champions League do t'i kalonte edhe gjashtë titujt e ish-presidentit.

6 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

Florentino Pérez, në kërkim të shtatës së

SPANJE - Florentino Pérez gjithmonë ka synuar ta drejtonte Real Madridin si Santiago Bernabeu,  njeriu që transformoi klubin në 25 vitet e tij, derisa u bë më i miri i shekullit të 20-të nga FIFA dhe të fitojë deri në gjashtë Kupa Evropiane, pesë prej tyre radhazi, susksese për një ekip legjendar.

Epo, Florentino Pérez tani mund të duket krenar, krahasuar me Bernabeun, pasi me La Ligën e fituar fundjavën e kaluar, ai tashmë ka 34 tituj në detyrë, krahasuar me 33 që arriti njeriu nga Almansa.

Ndaj, ky është një sezon shumë i veçantë edhe për Florentino Perezin, i cili këtë vit veç La Ligës ka fituar edhe Superkupën e Spanjës. Por mund të jetë edhe më shumë, duke qenë se edhe ndeshja e kësaj të mërkure ndaj Bayernit, ka një kuptim të veçantë për të. 

Dhe ia vlen të kujtojmë se lideri actual i skuadrës ‘los blancos’ gjithashtu ka fituar gjashtë Kupa Evropiane, si ai që ishte president i klubit në vitet '50 dhe '60. Në rastin e presidentit aktual, e nënta ishte në fazën e tij të pare si kreu i klubit dhe në ciklin e tij të dytë erdhi dekada e mrekullueshme me pesë të tjera, nga e dhjeta në Lisbonë në të katërmbëshjetën në Paris dy vjet më parë.

Nuk ka asnjë me shtatë Champions League

Pra, Florentino mund të bëhet ende presidenti me më shumë Kupa Evropiane në historinë e klubit këtë sezon, nëse ekipi i tij është në gjendje të lërë pas Bayernin dhe të fitojë finalen për në Londër.

Përveç Champions League, Perez tashmë ka 7 La Liga me këtë të fundit, 5 Kupa të Botës për Klube, 1 Interkontinentale, 5 Superkupa Evropiane, 7 Superkupa Spanjole dhe 3 Kupa të Mbretit. Nga ana e tij, Bernabéu fitoi 16 La Liga, përveç 6 Kupave të tjera Evropiane dhe 1 Kupës Ndërkontinentale.

Në legjendën e Real Madridit po hyn edhe Carlo Ancelotti. Me 12 tituj për klubin e bardhë, ai tashmë ka kaluar 11 të Zidane dhe është dy pas Miguel Muñoz, trajneri më i suksesshëm i klubit të bardhë. Megjithatë, kjo fushatë nuk do të jetë në gjendje ta arrijë atë, për momentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2024, 10:30

Edhe Zidane refuzon zyrtarisht Bayernin...

GJERMANI - Duke njoftuar se aventura e Thomas Tuchel do të përfundonte në fund të sezonit, Bayern Munich me siguri mendoi se mund ta zgjid...