5 Maj 2024, 20:23
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sot fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë pallatit. Berisha u shpreh se tirania më e pamëshirë dhe më e keqe që kanë përjetuar ndonjëherë shqiptarët është tirania e varfërisë nga vjedhjes nga qeveritarët. Më tej kreu i PD tha se tirania e vjedhjes së taksave, pasurive publike merr jetë njerëzish çdo ditë për mungesë ilaçesh dhe për shkak të vjedhjeve, çdo qytetar shqiptar për të patur shërbimin shëndetësor duhet të paguajë sipas Bankës Botërore 60 për qind nga xhepi i tij.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen në të pakufishme. Përulem para jush me nderimin më të madh, qëndrestare dhe qëndrestarë, njerëz të guximit, mbrojtës të të vërtetave dhe kauzës së drejtë, të pamposhtur në këtë mision të madh për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar. Miqtë e mi! Çdo shqiptar dhe shqiptare duhet ta dijë se aktualisht tirania më e shëmtuar, më e pamëshirë, më e keqe që kanë përjetuar ndonjëherë është tirania e varfërisë nga vjedhjet dhe plaçkitjet e qeveritarëve. Të dashur miq! Diktatura staliniste më e egra që Europa njohur pas asaj të Hitlerit, diktatura e Enver Hoxhës, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7000 qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Dergji dhjetëra mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit.
Por tirania e vjedhjes, tirania e varfërimit nga vjedhja. Vetëm me Covidin, mori më shumë krahasuar me vendet e tjera, 10 mijë jetë. Në total 20 mijë, por 10 mijë më shumë në proporcion se në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e çdo vend në Europë. Tirania e vjedhjes së taksave, pasurive publike merr jetë njerëzish çdo ditë për mungesë ilaçesh, pamundësi operacioni. Mbasi sot për shkak të vjedhjeve, çdo qytetar shqiptar për të patur shërbimin shëndetësor, duhet të paguajë sipas Bankës Botërore, 60 për qind nga xhepi i tij.
sali berisha
Politike
5 Maj 2024, 19:40
M.B
Ali Ahmeti
TROPOJA- Sot në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani, dhe në ngjarje ka marrë pjesë edhe kre...
Politike
5 Maj 2024, 19:09
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha tregoi...
Politike
5 Maj 2024, 18:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e 'qytetarit dixhital', lidhur me Shkollën e Magjistratu...
Politike
5 Maj 2024, 16:03
M.B
Ramush Haradinaj, Pandel Majko, Rexhë Byberi, Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi
TROPOJA- Në Tropojë është mbajtur Festivali "So...
Politike
5 Maj 2024, 10:13
r.ll
edi rama
TIRANË- Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve, ku përkujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipë...
Politike
4 Maj 2024, 21:36
Sali Berisha
TIRANË - “Një bandit dhe kriminel që pasurohet në kundërshtim flagrant me çdo ligj”, kështu e...
Politike
4 Maj 2024, 21:23
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellë në vëmendje mbrëmjen e kësaj të shtune vrasjen e 17-vje&...
Politike
4 Maj 2024, 20:56
Tiranë - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me aferën “5D”, ku një tjetër hotel u denoncu...
Politike
4 Maj 2024, 20:42
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme skandalet që kanë p&...
Politike
4 Maj 2024, 16:57
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme javën e ardhshme me deputet&eum...