Politike

"Drejtorët e Veliajt me hotele në Dhërmi"/ Berisha: Taksat e shqiptarëve shndërrohen në resorte turistike

Në tubimin qytetar Berisha u shpreh se paratë që janë përdorur për ndërtimin er këtyre pallateve janë marrë nga pensionet dhe rrogat e shqiptarëve.

4 Maj 2024, 20:56 Nga DOSJA

"Drejtorët e Veliajt me hotele në Dhërmi"/  Berisha:

Tiranë - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me aferën “5D”, ku një tjetër hotel u denoncua pak ditë më parë në pronësi të drejtorit të Veliajt, Redi Molla, tashmë të arrestuar nga SPAK.

Në tubimin qytetar Berisha u shpreh se paratë që janë përdorur për ndërtimin e këtyre pallateve janë marrë nga pensionet dhe rrogat e shqiptarëve.

Për këtë arsye Berisha shprehet se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, dhe të tregojnë mosbindje civile.

"Sërish doli një tjetër hotel luksoz i Veliajt dhe Mollës! Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka Miqtë e mi, çdo ditë dalin në ekran pallate, hotele, resorte turistike të këtyre qeveritarëve hajdutë. Pak kohë më parë doli hoteli me 5 yje i Erion Veliajt dhe Redi Mollës në Durrës.

Mbrapa doli hoteli i tyre në Dhërmi, i Tivarit dhe Veliajt. Dhe dy ditë më parë doli në Potam hoteli i Redi Mollës dhe Erion Veliajt me emër të vëllait të Redi Mollës.

O qytetarë, vëllezër, motra, po në qoftë se ne nuk u dalim zot parave që i japim shtetit për shërbime ndaj nesh, për rroga dhe pensione, për fëmijët tanë, për rrugët tona, për shërbimet ndaj nesh, ne nuk meritojmë lirinë. Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi, të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka.

Me një revoltë që nuk ka forcë në botë që ta mposhtë. Të ngrihemi miqtë e mi se në qoftë se ka shqiptarë që numërojnë kafshatën, në qoftë se ka shqiptarë që blejnë me lista, në qoftë se pensionistët tanë nuk blejnë dot ilaçet, në qoftë se të sëmurët tanë nuk mjekohen dot, kjo vetëm e vetëm se taksat e tyre shndërrohen në hotele, resorte turistike, konto bankare të fshehta, pallatë shumë e shumëkatëshe, pasuri përrallore për një bandë. Erion Veliaj është simboli më i shëmtuar, më i shpërfytyruar i hajnit që nuk ka asnjë nanogram moral njerëzor",- tha Berisha.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll