Politike

Berisha publikon denoncimin: Arben Rakipi prej 8 muajsh nuk ka shpërndarë rrogat për studentët magjistratë në Shkollën e Magjistraturës

Sipas Berishës, Rakipi në konkursin e fundit shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit.

5 Maj 2024, 18:06 Nga M.B
Berisha publikon denoncimin: Arben Rakipi prej 8 muajsh nuk ka
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e 'qytetarit dixhital', lidhur me Shkollën e Magjistraturës. Berisha thotë se institucioni që drejtohet nga Arben Rakipi nuk jep rrogat prej 8 muajsh.Ai shton se Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Sipas Berishës, Rakipi në konkursin e fundit shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit.

Postimi i plotë i Berishës:

Standartet e mafiozit Arben Rakipi! Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë! Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit.

Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon! Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures
Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rogen. Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran. Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres. Kjo ka ndodhur ne shkollen e magjistratures per vitin 2024 viti i pare. Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge prej 8 muajsh
Me shum respekt j

sali berisha

Sondazh

Poll