Politike

VIDEO/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, socialistët dalin hapur "pro" koalicionit të Ali Ahmetit, Xhaferi, Haradinaj e Majko në Tropojë, Byberi: Jo Rusisë, po Europës!

Teksa jemi më 5 maj, ditë e cila shënon përkujtimin e dëshmorëve, në Tropojë është përuruar dhe shtatorja e Tahir Sinanit. 

5 Maj 2024, 16:03 Nga M.B

 

VIDEO/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, socialistët dalin hapur
Ramush Haradinaj, Pandel Majko, Rexhë Byberi, Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi

TROPOJA- Në Tropojë është mbajtur Festivali "Sofra Dardane" i cili zhvillohet 3 ditë radhazi. Teksa jemi më 5 maj, ditë e cila shënon përkujtimin e dëshmorëve, në Tropojë është përuruar dhe shtatorja e Tahir Sinanit. 

Në këtë aktivitet, kryebashkiaku i Tropojës ka mbajtur fjalën e tij ku dhe ka dalë hapur "pro" mbështetjes së koalicionit të Ali Ahmetit në zgjedhjet parlamentare që zhvilohen këtë muaj në Maqedoninë e Veriut. Po në këtë aktivitet mësohet se kanë qenë të pranishëm dhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, deputeti socialist Pandeli Majko dhe kreu i AAK-së në Kosovë Ramush Haradinaj.

"Në fjalinë e fundit të këtij momenti emocionues, duke menduar shqiptoj jo vetëm dëshirën e Malësisë, por të burrave atdhetarë nga Preveza në Mitrovicë, nga Tuzi në Tetovë, anë e mbanë ku ka gjak të pastër shqiptari, po ju drejtohem prep ju, komandant Ali Ahmeti, pa dshur të bëj politikë elektorale, si qytetar i Malësisë, do t'i lutesha Zotit që me të gjithë bashkëqytetarët e mi të kishim një votë për ju dhe koalicionin që drejtoni më 8 maj. Kjo është një votë jo vetëm për të mirën e shqiptarëve, integrimin dhe përparimin e tyre, por për të gjithë Maqedoninë dhe rajonin. Ndaj me zemër përsëris sot sloganin tuaj, jo Rusisë, jo Serbisë, po Europës, po Amerikës", tha Byberi në fjalën e tij.

 

 



 

 

zgjedhjet ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll