Politike

“Gjuha të cilën e fliste Tahir Sinani e Mic Sokoli, sot është zyrtare në Maqedoni”, Ali Ahmeti në Tropojë: 3 universitete shqiptare në tokën dardane

Në ngjarje Ahmeti foli për rëndësinë e figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.

5 Maj 2024, 19:40 Nga M.B
“Gjuha të cilën e fliste Tahir Sinani e Mic Sokoli, sot
Ali Ahmeti

TROPOJA- Sot në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani, dhe në ngjarje ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në ngjarje Ahmeti foli për rëndësinë e figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.

“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit 'O gjysh, gjuhën të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar.' Duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës që flamuri kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinani. Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës ‘tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë’”, tha Ahmeti.

Në këtë aktivitet, kryebashkiaku i Tropojës ka mbajtur fjalën e tij ku dhe ka dalë hapur "pro" mbështetjes së koalicionit të Ali Ahmetit në zgjedhjet parlamentare që zhvilohen këtë muaj në Maqedoninë e Veriut. Po në këtë aktivitet mësohet se kanë qenë të pranishëm dhe Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, deputeti socialist Pandeli Majko dhe kreu i AAK-së në Kosovë Ramush Haradinaj.

ali ahmeti

Sondazh

Poll