Sport

VIDEO / Liverpool rikthehet të marrë sërish 3 pikët, e bën ndaj Tottenham!

Liverpool ka vetëm shanse matematikore për të fituar titullin, pasi praktikisht duket mision i pamundur.

5 Maj 2024, 19:47 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool rikthehet të marrë sërish 3 pikët, e

ANGLI - Liverpooli është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2 Tottenhamin në kryendeshjen e javës së 36 në Premier Leaguen angleze. “The reds” zhvilluan një 90-minutësh spektakolar, duke marrë nëj fitore tërësisht të merituar, që mund të ishte edhe më e thellë për atë që u krijua në fushën e lojës.

Ishte Mohamed Salah ai që shënoi golin e parë për Liverpool, pas një krosimi perfekt nga krahu, teksa dërgoi topin në rrjetë pas disa rasteve radhazi të shpërdoruara nga të besuarit e Jurgen Klopp.

Në fundin e pjesës së parë ishte Robertson ai që shënoi edhe golin e dytë për Liverpoolin, që në pjesën e dytë e nisi sërish vrullshëm dhe çoi shifrat në 0-4 falë golave ët Gakpo dhe Elliot. Shifrat 4-0 zgjuan Tottenhamin, që nuk kishte çfarë të humbte dhe u hodh në sulm, duke arritur të shënojë dy herë me Richarlisson dhe Hueng-Min Son, gola këta që vlejtën më shumë për kënaqësinë personale, pasi nuk ndryshuan rezultatin.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Tottenhamin, që tashmë rrezikon të dorëzojë vendin e pestë që të dërgon në Europa League, ndërsa Liverpool ka vetëm shanse matematikore për të fituar titullin, pasi praktikisht duket mision i pamundur.

<iframe width='640' height='400' src='https://vfdfnh534e.tryupkora.com/embed/yWiR6gaOvc3NN' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll